TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përmirësimi i raportimit financiar në sektorin publik që është mbështetur me herët me grante nga Banka Botërore do të ketë një tjetër fazë 3-veçare.
Projekti “Përparimi i kontabilitetit në sektorin publik dhe raportimi në Shqipëri” sipas një përmbledhje të bërë publike nga banka nënvizon se ka në objekt të zhvillimit të tij përmirësimin e raportimit financiar të sektorit publik dhe praktikat e kontabilitetit në qeverinë qendrore.
“Faza e dytë e Reformës Auditit të Sektorit Publik synon të forcojë kuadrin ligjor dhe institucional të kontabilitetit dhe raportimit financiar të sektorit publik dhe ngritjen e kapaciteteve duke siguruar përgatitje të plotë përpara miratimit. Aktivitetet në kuadër të projektit do të përfshijnë identifikimin, vlerësimin dhe përpilimin e bilanceve , ngritjen e kapaciteteve dhe menaxhimin e ndryshimit.
Përpjekjet aktuale do të përqendrohen në standardet e përzgjedhura të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (SNKSP), siç janë përshkruar në planin e veprimit të rishikuar. Projekti do të forcojë gatishmërinë e qeverisë për të miratuar dhe zbatuar metodologjinë e kontabilitetit të bazuar në SNKSP në qeverinë qendrore deri më 31 dhjetor 2027.
Përveç kësaj, SNKSP 33 “Përshtatja për herë të parë e SNKSP-së me bazë përllogaritjeje” lejon një periudhë kalimtare deri në 3 vjet pas miratimit. Siç thuhet në strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike (MFP) të miratuar në vitin 2024, qeveria do të financojë rregullimet e parashikuara të sistemit të TI-së me burimet e veta. Në periudhën afatmesme, miratimi i SNKSP do të shtrihet në të gjitha Njësitë e Qeverisjes Vendore (NJQV) në bazë të gatishmërisë së tyre” thuhet në këtë përmbledhje.
Granti do të ketë një shumë totale prej 1.20 milionë dollarësh dhe parashikon disbursim nga viti 2025 deri në vitin 2028.
Sipas përshkrimit të projektit janë disa komponentë që do të mbahen parasysh ku së pari ngritja e kapaciteteve dhe vendosja e një kuadri të qëndrueshëm për zhvillimin e aftësive të reja. Së dyti ndihma kontabël do të mbulojë zbatimin gradual të kuadrit të ri, përgatitjes së pasqyrës së hapjes së pozicionit financiar, dhe të pasqyrave financiare aktuale të ndërmjetme, në përputhje me të rishikuarit. Në këtë fazë nuk parashikohen ndryshime të mëdha në sistemin qendror financiar. Granti u miratua në 14 mars 2025./Monitor