AKTUALITET, 31 Mars 2025, 13:39

VIDEO/ Shehaj, thirrje ish-pronarëve nga Elbasani: Mos u dorëzoni! Na mbështesni të merrni pronat tuaja

VIDEO/ Shehaj, thirrje ish-pronarëve nga Elbasani: Mos u dorëzoni! Na

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi nga Elbasani se shqiptarëve iu është mohuar për mbi 30 vite e drejta themelore e pronës nga politikanë, gjykatës të korruptuar dhe sekserë.

Agron Shehaj deklaroi se prona do të shkojë tek i zoti.

“Do të vijë një ditë që prona do të shkojë tek pronari, pavarësisht se çfarë kanë bërë këta në këto 30 vite. Nuk duhet të dorëzohemi” - thotë Shehaj në Elbasan gjatë prezantimit të kandidatëve.

Shehaj shton se partia “Mundësia” do të punojë që shqiptarëve të mos i mohohet më e drejta e pronës. “Mos u dorëzoni” - e përmbyll ai reagimin e tij.

Partia “Mundësia” do të hyjë për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, e vetme, jo në koalicion.