TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alesio Xhelo, ose ndryshe “Titi” është 40-vjeçari që u arrestua sot në Fier, pas i ndodhur në arrest shtëpia dyshohet se kanosi efektivin e FNSH-së që e mbante në mbikëqyrje.
Reagimi i policisë:
Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë së FNSH-së, vihet në pranga 40-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.
40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.