AKTUALITET, 31 Mars 2025, 15:36

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton platformën elektronike për paraqitjen e kërkesave të votuesve nga diaspora! Ankesat do të shqyrtohet brenda 48 orëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton platformën elektronike

Votuesit e Diasporës të cilët mund të kenë probleme me gjetjen e emrave në listave apo problematikave të tjera në 11 Maj, do të kenë mundësi të ankohen në rrugë gjyqësore dhe të gjejnë zgjidhje brenda 48 orësh.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka miratuar sot vendosjen në dispozicion të një adrese e-maili dhe platforme elektronike, që do të marrë të gjitha ankesat e shqiptarëve që votojnë nga jashtë vendit.

Në këtë e-mail, [email protected]., do të trajtohen me përparësi ankesat e votuesve, të cilët për herë të parë në këto zgjedhje, do votojnë nga vendet ku jetojnë.

KLGJ vendosi se Gjykata do shqyrtoj dhe vendos mbi kërkesat e zgjedhësve të  diasporës, edhe nëpërmjet platformës elektronike “Microsoft Teams”, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 147 dhe 147/a, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 25 pika 8 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, në nenin 10 të Kodit të Procedurave Administrative, në nenin 61 pika “ë”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, në nenin 36, të ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në vendimin nr. 23, datë 24.01.2024 “Për krijimin e “E-Mail Server” për postën elektronike zyrtare të sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit nr. 354, datë 11.07.2024 “Për miratimin e rregullores “Për përdorimin e postës elektronike zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Sistemin Gjyqësor” me propozim të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit,

Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe hyn në fuqi në datën e botimit në Fletoren Zyrtare.