AKTUALITET, 31 Mars 2025, 12:59

VIDEO/ Zegjineja nuk i ndahet Bardhit, e "përshëndeti" nga Athina: Kam ardhur t'ju flas për ty, do të të tregojnë vendin në 11 Maj

VIDEO/ Zegjineja nuk i ndahet Bardhit, e "përshëndeti" nga

Kandidatja më e re e listës së PS në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi ka përshëndetur Gazment Bardhin nga Athina, ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga PS me emigrantët.

Çaushi i është drejtuar sërish Bardhit me ironi, duke i thënë se e gjithë ajo pjesëmarrje është për të.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, kandidatja e PS ironizon drejtuesin politik të PD në Fier duke i thënë se ka shkuar në Athinë për t’ju folur bashkatdhetarëve për të.

Pak ditë më parë ishte Gaz Bardhi që sulmoi kandidaten e re nga Roskoveci duke e konsideruar si kopjen e shëmtuar të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Përgjigja e Çaushit nuk vonoi përmes një videoje që u bë virale ne rrjet.