TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një konflikt mes dy shtetasve në fshatin Panaja të Vlorës është parandaluar në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda. Njëri prej të përfshirëve, 28-vjeçari K.B., u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka goditur me thikë një 34-vjeçar, B.B., si dhe i ka dëmtuar automjetin.
Nga ana tjetër, 34-vjeçari është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kanosur 28-vjeçarin me një armë gjahu pa leje dhe i ka dëmtuar automjetin e tij. Arma e gjahut është sekuestruar si provë.
Shtetasi i plagosur ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.