TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK, duke i'u komunikuar zyrtarisht akuzë lidhur me dosjen "Partizani".
Mësohet se akuza është "korrupsion pasiv e kryer në bashkëpunim".
Berisha e quajti akuzën dhe procesin si të frymëzuar politikisht, ndërkohë që sulmoi ashpër prokurorët.
"Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SKAP-it. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vilma Nushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës. Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike", tha Berisha.
Një numër mbështetësish të Berishës u paraqitën përpara dyerve të SPAK, duke kërkuar lirimin e tij.