AKTUALITET, 11 Shtator 2024, 12:53

Berisha del nga SPAK: Ja çfarë deklarova para prokurorëve të posaçëm. Akuzat, ato që kam pasur!

Berisha del nga SPAK: Ja çfarë deklarova para prokurorëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 30 minuta brenda godinës, ku u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza për korrupsion në bashkëpunim për çështjen Partizani.

Ai ka deklaruar se nuk i kane ndryshuar akuzat, teksa eshte shprehur se 'jane akuzat qe kam pasur. Pa asnje fakt dhe prove".

Berisha: Dy gjëra, deklarova sa vijon, kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. Kjo ishte deklarata ime.

Së dyti vizitova pjesë muzeale të SPAK. Gjendej ora 400 600 e qëndiruar me diamante dhurata e Ramës, në fotografi jo origjinale, e Amant Josifit.

. Balla… aty ishin. Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe bëjnë forma më të neveritshme për t’i mbajtur peng ata. Gjendeshin dokumentat nga Greqia që i ruante Dumani në Kasafortë”-u shpreh Berisha.