TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar në Itali. Ai u arrestua nga policia italiane, pasi shiste lëndë narkotike. Policia kishte marrë informacion se shqiptari parkonte makinën e tij afër një pallati në qendër të qytetit.
Nga ku ishte raportuar një fluks i vazhdueshëm njerëzish, të cilët ndalonin vetëm për disa minuta. Mediat italiane shkruajnë se përmes këtij veprimi ai u shiste lëndë narkotike, personave të ndryshëm.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekustroi 1 kilogram kokainë dhe disa dozave të paketuara paraprakisht. 30-vjeçari mbante gjithashtu një armë lodër, një kopje të një arme gjysmëautomatike, për ta përdorur si vetëmbrojtje. Ai është dërguar në Burgun e Riminit, ku dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane.