AKTUALITET, 17 Shkurt 2026, 15:28

Blenë vota në zgjedhjet e 11 majit në Kukës, GJKKO jep dënimin për dy të pandehurit, mes tyre edhe një ish-kryeplak! Përfituan gjykim të shkurtuar, njëri në mungesë

Blenë vota në zgjedhjet e 11 majit në Kukës, GJKKO jep

Gjykata e Posaçme shpalli sot (17 shkurt) fajtorë dhe dënoi dy të pandehur nga SPAK për korrupsion zgjedhor dhe blerje të votave në qarkun e Kukësit.

GJKKO ka marrë vendimin për dosjen që i përket zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, bazuar në denoncimet e depozituara.

Sipas vendimit të GJKKO, i pandehuri K. P. është dënuar me 1.7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të dënohet me 13 muaj izolim. Dhe si pasojë e paraburgimit të vuajtur, do të lirohet pasi e ka kryer dënimin.

Kurse i pandehuri tjetër, G.P., është dënuar me 1.9 vite, por po ashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 14 muaj izolim.

Ndërsa për G. P., i cili po gjykohet në mungesë dhe më herët ka mbajtur detyrën e kryetarit të një njësie administrative dhe kryeplakut, SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj burgim, gjithashtu me gjykim të shkurtuar.

Sipas SPAK, shtetasit K. P. dhe G. P. kanë premtuar dhe shpërndarë shuma parash me qëllim orientimin e votës për kandidatin e PSD në këtë qark.