TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ditën e përvjetorit të 18-të të pavarësisë priti në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, presidenti Begaj shprehu urimet e tij më të përzemërta për popullin dhe shtetin e Kosovës për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërkaq kryeministrit Kurti i uroi për mandatin e tij të ri dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e aspiratave të popullit të Kosovës për mirëqenie e begati, si dhe të objektivave të qeverisë.
Në njoftim thuhet se Kurti dhe Begaj bashkëbiseduan për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në vend dhe në rajon, si dhe për rezultatet e marrëveshjeve të deritashme ndërqeveritare, teksa ritheksuan vullnetin e dyanshëm për të zgjeruar edhe më shumë sektorët e bashkëpunimit dhe për të thelluar më tej raportin ndërshtetëror.
Kryeministri falënderoi Presidentin Begaj për urimet, për vizitën në Kosovë dhe për takimin në Kryeministri, duke u bërë kështu presidenti i parë që e mirëpret në zyrën e tij në këtë mandat të ri.