AKTUALITET, 17 Shkurt 2026, 16:35

Gjykata Kushtetuese mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, sot pritet të shpallet vendimi

Gjykata Kushtetuese mblidhet për padinë e pagave të

Trupa e Gjykatës Kushtetuese është mbledhur këtë të martë lidhur me padinë e ngritur nga dy shoqata të gjyqtarëve, të cilët kërkon rritje të pagave të magjistratëve.

Kujtojmë se debati për çështjen u “ndez” sidomos pasi dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave. Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër duke thënë se pagat e tyre janë më të larta se të gjyqtarëve në Greqi dhe dyfish më tepër se ata në rajon. Madje, së fundmi, kreu i qeverisë e tha me bindje se sa pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të rriten për sa kohë ai të jetë kryeministër.

Ai shpreson se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do t’u japë zgjidhjen e drejtë dhe sipas ligjit. Nga ana tjetër, gjyqtarët kërkojnë që pagat e tyre të indeksohen automatikisht sa herë rriten pagat në sektorë të tjerë shtetërorë, duke e konsideruar këtë si garanci kushtetuese të pavarësisë së gjyqësorit.

Deklaratave të Ramës u janë përgjigjur duke theksuar se “po linçohen publikisht”. Qëndrimi i kreut të ekzekutivit ka nxitur një reagim edhe të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e cila flet për një fushatë të qëllimshme presioni publik dhe politik ndaj një procesi që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Kushtetuese. Sipas saj, diskursi publik i kohëve të fundit nuk synon informimin e qytetarëve, por krijimin e një klime armiqësore ndaj gjyqtarëve, pikërisht në momentin kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim përfundimtar.