AKTUALITET, 17 Shkurt 2026, 18:48

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten disa banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës,

Vija bregdetare e Orikumit është përballur ditën e sotme me një fenomen të çuditshëm natyror, i cili ka shkaktuar panik tek banorët. Deti është ngritur mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës. Si pasojë e kësaj janë përmbytur disa banesa dhe biznese.

Bëhet me dije se nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore. Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës, erës së fortë dhe detit me dallgë.