TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot nga foltorja me demokratët e Krujës, ku ndali theksin te 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe mesazhi historik që, sipas tij, përcjell kjo datë për shqiptarët.
Berisha u shpreh se Kruja mbetet simbol frymëzimi për lirinë dhe atdhetarinë, duke kujtuar trashëgiminë e Skënderbeu si leksion se edhe në kushte të pabarabarta betejat mund të fitohen.
Duke iu referuar shpalljes së pavarësisë së Kosova, ai deklaroi se “asnjë kancelari e huaj nuk e mbështeste” kërkesën për pavarësi në vitet kur ajo artikulohej nga presidenti Ibrahim Rugova, por megjithatë u bë realitet sepse ishte një kauzë e drejtë.
"Kruja është mbi të gjitha frymëzim për shqiptarët. Për lirinë dhe atdhetarinë. Frymëzim për çdo njeri. Që në çdo rrethanë sado të pabarabartë të jenë betejat mund të fitojnë. Ky është leksioni më i madh ,trashëgimia më e madhe e Skënderbeut për shqiptarët.
Sot ne kemi një datë të madhe pavarësinë e Kosovës. Në kushtet më të pabarabartë, shqiptarët ia dolën të bëjnë të pamundurën të mundur. Ia dolën me përpjekje mbinjerëzore, me luftën e tyre të bëjnë të pavarur Kosovën. Në këtë 18-vjetor Kosova vjen si një shtet, shembull demokracie shprese për rajonin dhe shqiptarët. Pra, kthehem në ato vite kur presidenti Ibrahim Rugova çdo ditë përsëriste kërkesën për pavarësi. Absolutisht asnjeri, në një kancelari të huaj nuk e mbështeste këtë kërkesë. Por ja që u bë realitet, ishte kauzë e drejtë. Gëzuar edhe një herë datën e dytë më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare.
Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Jo si ajo e para që ndalonte partitë politike, por një diktaturë autoritare që pranon dhe shtyp pluralizmin", deklaroi Berisha.