AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 23:21

U caktua avokat për Berishën/ Simoni: Kam mbrojtur edhe funksionarë të tjerë të lartë, shumica i kam fituar

U caktua avokat për Berishën/ Simoni: Kam mbrojtur edhe

Avokati Artan Simoni, që u caktua nga gjykata si avokat kryesisht falas për ish-kryeministrin Sali Berisha ka deklaruar se ka bërë mbrojtjen e disa funksionarëve të lartë.

“Ka pasur edhe raste të tjera ku kam mbrojtur funksionarë të lartë, për fat shumicën prej tyre kam fituar. Kam bërë mbrojtjen e Fatmir Mediut, më ka caktuar gjykata kryesisht. Kam mbrojtur edhe kryetarin e Dhomën së Avokatisë, Maksim Haxhia, rast që e kam fituar”, tha Simoni.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha për Top Story në Top Channel, nëse është njohur me akuzën dhe për çfarë dyshohet Sali Berisha, Simoni tha se nuk mund të tregojë detaje.

“Duke qenë se ky proces ka një formë ku nuk mund të bëhen të dhëna publike, nuk mund të flas”, tha ai.