TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi se dëshmitë e mbledhura ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha janë qesharake e të bëra nga njerëz që dikur kanë mbajtur arkëmortin e Enver Hoxhës. Ai tha se në rastin e ish-kryeministrit kushtetuta është shkelur me të dyja këmbët, ndërsa bëri thirrje që organet e drejtësisë të respektojnë ligjin.
“Duke qenë se nuk kanë pasur kohë të kopsisin dosjen, duke qenë se kanë qenë të bindur se me atë hetim të përciptë. Me thashethemnaja, me dëshmitarë që çuditërisht nuk mbajnë mend se kush i ka korruptuar. Janë dëshmitarë që kanë mbajtur dikur arkmortin e Enver Hoxhës, Isa Tare, që dalin e thonë, mua më ka sjellë njerëz Berisha për të më korruptuar për të më dhënë një apartament në këmbim të firmës sime për privatizim, por nuk e mbaj mend se kush ka ardhur dhe me personazhe qesharakë të dënuar për trafik droge, këto janë dëshmi qesharake, të pabazuara në fakte.
Unë kërkoj që organet e drejtësisë të vendit tim, të jenë serioz pikë së pari me veten dhe të respektojnë ligjin. Në rastin e zotit Berisha, është shkelur me të dyja këmbët Kushtetuta”, -tha Këlliçi.