TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbi 1 milion vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri vetëm gjatë muajit shtatori. Shifra është gati dyfish i numrit të turistëve që erdhën gjatë këtij muaji në vitin 2022. Turistët vijojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe në shtator. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë këtij muaji në vendin tonë kanë hyrë 1.1 milion shtetas të huaj. Në krahasim më një vit më parë, ka një rritje prej 45% të qytetarëve të huaj. Konkretisht në të njëjtin muaj të vitit 2022 v vendi ynë u vizitua nga rreth 760 mijë turistë. Po të shohim të dhënat për qellim udhëtimi, vërehet se vetëm për motive pushimi ose vizite, kanë hyrë në vendin tonë 1 milion e 25 mijë turist të huaj, duke u rritur me 62% që ishte vitin kaluar, ku për të njëjtin qëllim udhëtimi, në Shqipëri kanë hyrë 632 mijë turistë.
Sipas INSTAT, në Shtator 2023, krahasuar me Shtatorin e 2022, hyrjet e shtetasve të huaj rriten me 47% për motive personale, 62% për udhëtime transit si dhe vërehet një rënie në udhëtimet për biznes me 35%.
Vëmendja e madhe e mediave të huaja për Shqipërinë, çmimet të leverdishme, shtimi gjithnjë e më shumë I fluturimeve kanë bërë që shumë vizitor të huaj të zbulojnë Shqipërinë dhe destinacionet e veçanta të vendit tonë. Gjatë nëntëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 8.294.600. Ky numër është rritur me 29,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.