AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 19:49

Publikohet video e tmerrit në Vlorë, momenti kur 26 vjeçarja çohet e droguar në hotel

Publikohet video e tmerrit në Vlorë, momenti kur 26 vjeçarja

Opinioni publik është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se një 26 vjeçare është droguar dhe përdhunuar në grup në Vlorë. 

Vajza ka deklaruar se është abuzuar dhe më pas është lënë pa ndjenja nga autorët. 

Emisioni Piranjat ka arritur të sigurojë videon ku shfaqet vajza duke u çuar në hotel, qartazi në pamundësi për të ecur vetë. 

Vajza është dukshëm në gjendje jo të mirë dhe e paaftë për të gjykuar apo për të dhënë miratim. 

Më herët, në një tjetër video të publikuar nga ‘Pirajnat’ vajza është shprehur se; ‘nuk kam vajtur me dëshirë me këta persona sepse isha e lidhur vetëm me njërin prej tyre’.

 ‘Nuk do t’i fal asnjëherë’, është shprehur ajo.

Emisioni ‘Piranjat’ sjell dëshminë ekskluzive të vajzës në Vlorë. Ndiqeni të plotë të premten në orën 20:44 në Syri TV!