TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me avokatin Artan Simoni, i cili u caktua sot nga GJKKO si avokati i shtetit, i përzgjedhur për të mbrojtur ish-kryeministrin. Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Shkëlzen Berisha, ka shpërndarë një status të avokatit, i cili dy ditë më parë fliste për një "bishë të plagosur". Duket se djali i ish-kryeministrit statusin e avokatit Simoni e ka lidhur me vendosjen e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit dhe i sugjeron gjykatës me ironi, që do të ishte më mirë që si avokat mbrojtës të babait të tij të caktonte ministrin e Brendshëm Taulant Ballën.
“Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetutën ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar më mirë Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”, -shkruan Shkëlzen Berisha, ndërkohë që shkrimit i ka bashkëngjitur statusin e avokatit. Pas reagimeve në rrjet, Simoni duket se është penduar për statusin, fill pas reagimit të djalit të Berishës dhe ka hequr reagimin nga ‘Facebook’.

STATUSI I SIMONIT
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”-ishte statusi i Artan Simonit.
