AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 19:54

Stuhi në Lushnjë, përmbytje në disa rrugë

Stuhi në Lushnjë, përmbytje në disa rrugë

Një stuhi e fortë me rrebeshe shiu dhe erë të fortë ka prekur edhe qytetin e Lushnjës.

Moti i keq përfshiu të gjithë vendin tonë ditën e sotme, ku disa qytete patën edhe përmbytje.

Siç shihet edhe nga pamjet e TCh, rrugët e qytetit të Lushnjës u bllokuan nga uji, ku të pakta janë automjetet që qarkullojnë me vështirësi. Stuhia nuk zgjati për shumë kohë, por ishte e mjaftueshme për të krijuar këtë situatë.

Situata u paraqit problematike edhe për disa lagje të Durrësit, por edhe në periferi të qytetit. Edhe gjatë natës pritet të ketë reshje shiu.