AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 22:06

Berisha akuzon Ramën në televizionin grek: Ngriti aktakuzën ndaj Belerit, provokatori u pagua 7 mijë euro nga policia

Berisha akuzon Ramën në televizionin grek: Ngriti aktakuzën ndaj

Ish-kryeministri, Sali Berisha, duke folur në një media greke akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për çështjen "Beleri".

Duke folur për televizionin SKAI-n, ai pretendoi se aktakuza kundër kryetarit të zgjedhur të Himarës është e sajuar dhe se dëshmitarit mbi të cilin ishte bazuar prokuroria për tentativë blerje votash, i është paguar 7 mijë euro për shërbimet e tij.

E kuptova që ishte një provokim i vjetër policor ndaj tij. Më vonë gjeta prova të qarta se oficerë të lartë të policisë dhe një informator ishin të përfshirë”.

“Ekziston një fond sekret për ata që kryejnë “misione speciale”. Ky provokator ka mbledhur para nga ky fond në kundërshtim me ligjin, një tarifë prej 7000 euro”.

Berisha shprehet se ka prova se shuma që i është dhënë dëshmitarit kryesor të akuzës ndaj Fredis Belerit është paguar nga fondet sekrete të policisë shqiptare.

“Më është dhënë (informacioni) në mënyrë shumë konfidenciale, por duke qenë se fondet janë përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme, shpall publikisht në Shqipëri dhe kudo se ky është një veprim shumë i trishtuar dhe i paligjshëm”.

Kryetari i PD dhe kundërshtar politik i Ramës, këmbëngul se dëshmia dhe video kundër Belerit janë të pavlefshme, pasi denoncuesi kryesor është paguar, ndërsa ka nisur sulmin ndaj kreut të policisë.

“Ai i kërkoi provokatorit të organizonte planin. Nuk mund ta toleroja këtë praktikë”.

GS: Pse vendosët ta bëni këtë zbulim të veçantë tani?

“Informacioni i saktë për shpërblimin e tij më ka mbërritur vetëm dy ditë para se ta zbuloja atë”.

Berisha e quan Belerin të burgosur politik dhe e lidh ndjekjen e tij me dëshirën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar investimet në Himarë"-përfundon Skai TV.

Pagesën e policisë për atë që denoncoi Belerin Berisha e përmendi për herë të parë mbrëmjen e 23 tetori, gjatë intervistës në Syri. tv. 

Ai lexoi në studio një mesazh që i kishte ardhur ku thuhej: "Zoti Berisha dua t’u njoftoj se personi që është përdorur nga Policia e Shtetit për të kryer veprimin stimulues ndaj tij (Belerit), të aktit korruptiv ndaj Fredi Blerit është paguar me 700 mijë lek (7-milionë lek të vjetra). Pagesa është bërë nga Fondi i Posaçëm Sekret i Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit të SPAK, për dërgimin për gjykim të procedimit penal numër 111 të vitit 2023, në ngarkim të Belerit… dhe ky person quhet Arsen Rama".