AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 21:24

Shkodër, Policia dhe RENEA arrestojnë 43-vjeçarin që terrorizoi me armë zjarri banorët

Shkodër, Policia dhe RENEA arrestojnë 43-vjeçarin që

Aksion në rrugët e Shkodrës nga forcat e policisë në kuadër të planit operacional të policisë së Shtetit.

Kontrollet po ushtrohen në mjete të dyshimta që lëvizin persona me precedentë penalë apo persona të shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B. M., 43 vjeç. Ky i fundit terrorizoi zonën e Bardhajve në njësinë Rrethina gjatë gjithë pasdites së sotme, teksa ne ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi në ajër me armë zjarri herë pas here.

Pas sinjalizimeve nga banorët policia vendore e Shkodrës beri arrestimin e tij ndërsa në mbështetje shkuan edhe forcat RENEA.