TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 16-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në Peshkopi. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Sipas policisë e mitura është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.