TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Para se të arrestohej në një restorant në zonën e Fushë-Krujës siç u raportua bashkë me shokun e tij Louis Konomi, Ramazan Rraja i shpëtoi policisë në Vorë.
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Rraja, i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, i kishte ikur policisë në Vorë.
Një efektiv ka tentuar të ndalonte makinën me të cilën Rraja po udhëtonte, por automjeti është larguar me shpejtësi.
Në këtë moment efektivi i policisë ka qëlluar në drejtim të makinës, e cila edhe në këtë moment nuk ka ndaluar.
Ngjarja e Vorës nuk është raportuar nga policia, por AMP ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e oficerit të policisë.
Rraja doli sot në gjykatë për masë sigurie e cila do të vijojë arrest me burg. Ndaj tij u ngrit dhe akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi gjatë arrestimit kishte me vete një pistoletë.