AKTUALITET, 21 Prill 2023, 15:08

Rikonstruksioni i Piramidës drejt fundit, Rama: Qendra më e madhe në Ballkan

Rikonstruksioni i Piramidës drejt fundit, Rama: Qendra më e madhe

Duket se rikonstruksioni i Piramidës është në fazat e fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga transformimi i Piramidës.

Rama shkruan në rrjetin social “Facebook” se Piramida së shpejti do të kthehet në qendrën me të madhe të teknologjisë dixhitale në Ballkan.

Pritet që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe në funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale, apo të hapësirave të tjera rinore.

Piramida do të funksionojë për trajnime, do të ketë bibliotekë, salla ku njerëzit mund të mblidhen, salla ku mund të ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit.

Programet që do të ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, dhe design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.