TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Selia e Partisë Socialiste ka qenë ndalesa e radhës për shefen e vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Glover u prit në selinë rozë nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Damian Gjiknuri.
Kujtojmë se Glover është takuar me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, kreun e Partisë së Lirisë, ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe Enkelejd Alibeajn, ndërsa ju ka dhënë porositë e saj për zgjedhjet e 14 majit.