TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa dje gjykata e Durrësit liroi nga burgu Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, i cili u arrestua pas denoncimit të Noizy-t se e kërcënonte me jetë, reperi provokon sërish. Nga ‘arresti i shtëpisë’ Cllevio tha se Noizy e ka zemrën si lepurush.
Cllevio ka bërë një live në Tik Tok për fansat e tij ku nuk la pa përmendur situatën me Noizyn.
Cllevio tha se ka qenë ai i cili i ka kërkuar reperit që të bëhen miq, por ky i fundit e ka refuzuar. Kjo deklaratë e këngëtarit bie në kontradiktë me atë të Noizyt i cili është shprehur më parë se parë se është ulur në tavolinë me prindërit e tij dhe Klevion për të qetësuar gjakrat dhe të mbeten miq, por ai nuk ka pranuar.
Duke e quajtur raportin e tyre “dashuri dhe urrejtje”, Klevio është shprehur se me Noizyn nuk do të ketë miqësi.
“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je.
Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi)”- dëgjohet të thotë ai.