TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume teksa komentoi fushatën elektorale, deklaroi se se posterat propagandistikë të subjekteve zgjedhore nuk mund të vendosen kudo dhe në çdo hapësirë.
Sipas Kumes, vendosja e tyre mund të bëhet vetëm në vendet që vendos bashkia.
Kume, u ndal te fakti nëse duhet shënuar apo jo emri i kryetarit të një subjekti zgjedhor në fletën e votimit, ndërsa u përgjigj se Kodi Zgjedhor nuk e ka shteruar këtë gjë dhe lë hapësirë për debate.
“Nuk është e lejueshme, gjithë posterat me material propagandistik nuk mund të vendosen kudo. Nëse do i vendosësh pranë zyrës elektorale, jo më larg se 5 metra territor. Në qytet duhet t’i vendosesh në ato vende ku merr vendim bashkia.
Ka shkelje nuk është marrë vendim i bashkisë. Nuk ka një vendim të tillë se ku duhet të vendosen materiale propagandistike. Ligji e përcakton që duhet të shfaqet në faqen zyrtare të bashkisë përkatëse. Ti vendosësh ku të duash, është shkelje e ligjit. Ligji është konsensus, problem nuk është ligji por vullneti për ta zbatuar ligjin. ‘Nuk jemi të zotët të zbatojmë kërkesat e shtetit ligjor’, ajo që rrjedh nga kjo është e kuptueshme. Efektet nuk do të jenë pozitive. Kjo na bën të ndeshemi me probleme të mëdha në përditshmërinë tonë”, tha Kume për Panorama.
Ai tha se emri i drejtuesve të koalicioneve duhet të jetë në fletën e votimit.