AKTUALITET, 21 Prill 2023, 14:30

FOTOT/ Ironia e opozitës me posterat e Ramës, nxjerr ministrat e arrestuar

FOTOT/ Ironia e opozitës me posterat e Ramës, nxjerr ministrat e

I gjithë kryeqyteti është mbushur me posterat e kryeministrit Edi Rama, i cili bën thirrje për vota në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Po ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është përgjigjur posterave të tij, në të cilat duket fytyra e Ilir Metës dhe Sali Berishës, mbi të cilët shkruhet: Vetëm përpara, kurrë më mbrapa! 

Si kundërpërgjigje, po në të njëjtat tabela reklamimi, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ngjitur postera sipër me adezivë, ku shfaqen 2 ministrat e PS të arrestuar Saimir Tahiri, Lefter Koka, por edhe ish-deputeti Alqi Bllako. Po ashtu, opozita 'parashikon' edhe arrestimin e Arben Ahmetajt, aktualisht nën hetim nga SPAK si dhe të Erion Veliajt dhe Ëngjëll Agaçit.

Edhe këta të tre të akuzuar nga opozita për disa vepra penale. Në imazhet e këtyre të fundit me ironi opozita shkruan: Nga mbrapa, vetëm përpara.

Por kundërpërgjigjia duket se e ka shqetësuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili ka urdhëruar punonjësit e Bashkisë së Tiranës, në sektorin e gjelbërimit, që t'i heqë posterat e ngjitura të opozitës.

FOTOT/ Ironia e opozitës me posterat e Ramës, nxjerr ministrat e

FOTOT/ Ironia e opozitës me posterat e Ramës, nxjerr ministrat e

FOTOT/ Ironia e opozitës me posterat e Ramës, nxjerr ministrat e