AKTUALITET, 21 Prill 2023, 15:03

Kthesë në hetimet për vrasjen e 38-vjeçares shqiptare në Itali, arrestohet 30-vjeçari që tha se ishte vëllai, por…

Kthesë në hetimet për vrasjen e 38-vjeçares shqiptare

Gati dy ditë pas vrasjes së  38-vjeçares shqiptare në Itali, Anila Rucit, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj e vrarë me thikë në fyt, është arrestuar bashkëjetuesi i saj, shqiptar.

Ngjarja ndodhi në Scaldasole dy ditë më parë. Mediat italiane raportojnë se shtetasi Osman Bilyhun, 30 vjeç, një shqiptar, i cili jetonte me viktimën prej disa kohësh: që ndodhet në spital pasi dhe ai ka plagë të shkaktuara nga thika, dyshohet të jetë autor i vrasjes së shqiptares.

I riu u gjet jashtë shtëpisë në via Piave në të njëjtën ditë të vrasjes. Bilyhu është paraqitur nga viktima si vëllai i tij, por në fakt mes tyre dyshohet se ka pasur një marrëdhënie.

Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit dhe kishte rreth 1 vit që jetonte në Scaldasole.