AKTUALITET, 21 Prill 2023, 16:33

Vrasja e biznesmenit/ U vëzhgua e gjithë familja, dy javë më parë një automjet tip “Hummer” qëndroi...

Vrasja e biznesmenit/ U vëzhgua e gjithë familja, dy javë më

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin dy ditë më parë. Në bazë të hetimeve, mësohet se disa ditë para ngjarjes, familja Nikulaj është ndjekur dhe janë monitoruar të gjitha lëvizjet e tyre nga autorët.

Dy javë para vrasjes së Nikulajt, një automjet tip “Hummer” është konstatuar në hyrje të pedonales së Shëngjinit, ndërkohë dy persona të panjohur për zonën kanë qëndruar për një kohë të gjatë në vendin e njohur si lapidari dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë 3 ditë para vrasjes së Ardian Nikulajt, një automjet tip “Golf” është konstatuar nga vëllai i viktimës, në ndjekje të tij dhe shokut që e shoqëronte. Për atentatin ndaj Nikulajt grupi hetimor ka dyshime se kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, një ekzekutori dhe dy persona kanë pasur rolin e vëzhguesve, të cilët kanë vëzhguar dhe monitoruar lëvizjet e Nikulajt.