AKTUALITET, 21 Prill 2023, 14:04

Aksident në Durrës/ Mjeti përplas këmbësoren, e plagosura në gjendje të rëndë për jetën

Aksident në Durrës/ Mjeti përplas këmbësoren, e

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen 14, në Shkozet të Durrësit. Një automjet ka përplasur një këmbësore  e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia bën me dije se ka ndaluar shoferin, i cili dyshohet se ka qenë duke ecur me shpejtësi. E plagosura po transportohet për në spitalin rajonal. Paraprakisht dyshohet se gruaja i ka dalë para mjetit.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.