TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për takimin Trump-Putin në Alaskë, ku Presidenti Trump i shtroi tapetin e kuq presidentit Putin, të akuzuar për krime lufte, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje për Ukrainën. Megjithatë Berisha e cilëson si "samit historik".
"Alaska një samit historik.
Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin ishte historik për këtë kohë lufte. Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin (foto nga Reuters). Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve", shkruan Berisha.
Kujtojmë se Berisha reagoi i ngazëllyer edhe kur Trump i ulëriti Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë, ku e kishte ftuar për bisedime.