AKTUALITET, 16 Gusht 2025, 13:28

Goditi me thikë bashkëjetuesen në banesë, arrestohet 41-vjeçari

Goditi me thikë bashkëjetuesen në banesë, arrestohet

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili qëlloi me thikë bashkëjetuesen e tij në banesë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla” mbrëmjen e së premtes (15 Gusht), pas një konflikti për motive të dobëta.

Gruaja raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk dihet gjendja e saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.