AKTUALITET, 3 Nëntor 2023, 18:52

Tregtia e paligjshme e duhanit, Shuperka: 100 mln euro humbje në buxhet

Tregtia e paligjshme e duhanit, Shuperka: 100 mln euro humbje në buxhet

Tregtia e paligjshme e duhanit i kushton Shqipërisë 100 milionë euro humbje në buxhet çdo vit. Eksperti për çështjet e duhanit Roland Shuperka, shprehet se ndër vite vendi ynë ka lejuar tregtinë e paligjshme duke mos ratifikuar protokollin për tregtinë e paligjshme.

Dëmet e shkaktuara nga tregtia e paligjshme nuk janë vetëm financiare. Shuperka shprehet se ndryshe nga sa raportohet, tregtia e paligjshme e duhanit është në nivele alarmante, me shumë sa qeveria pranon.

Eksperti rrëfen se i është drejtuar me shkresa zyrtare që nga viti 2014 Ministrisë së Shëndetësisë, duke i sugjeruar ratifikim të marrëveshjes me OBSH, çka do të çonte në frenimin  tregtisë së paligjshme, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.