AKTUALITET, 3 Nëntor 2023, 16:08

Jo vetëm përmbytje! Trafik i rënduar në zonën e Zogut të Zi në Tiranë

Jo vetëm përmbytje! Trafik i rënduar në zonën e Zogut

Trafiku i dendur në Tiranë ka bërë që të shkaktohet një paralizim të qarkullimit të automjeteve, ku shoferëve iu është dashur shumë kohë për të shkuar në destinacionet e tyre.

Në një prej akseve nevralgjike të kryeqytetit, ajo në zonën e Zogut të Zi, qindra automjete kanë mbetur në rrugë, ndërsa drejtuesit kanë fikur makinat.

Tirana u përfshi nga moti i keq këtë të premte duke sjellë reshje të dendura dhe përmbytje në disa zona.