AKTUALITET, 3 Nëntor 2023, 16:50

Moti i keq, Tedi Blushi nxjerr videon: Tirana nuk u përmbyt nga shiu, por nga korrupsioni

Moti i keq, Tedi Blushi nxjerr videon: Tirana nuk u përmbyt nga shiu, por

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot për shkak të reshjeve, ku u përmbytën disa zona në Tiranë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Blushi thekson se Tirana nuk u përmbyt nga shiu, por nga korrupsioni.

REAGIMI I BLUSHIT

TIRANA NËN UJË! NUK PËRMBYTET NGA SHIU, POR NGA KORRUPSIONI! Erion Veliaj premton të ndihmojë Firencen e përmbytur, kur nuk ndihmon dot as veten!

Mjaftojnë pak minuta shi për të shplarë propagandën e zezë të Erion Veliaj dhe për të nxjerrë në sipërfaqe abuzimin me taksat e qytetarëve dhe keqmenaxhimin e sistemit të kanalizimeve!

Kjo video është nga zemra e Tiranës! Kur përmbytet qendra, periferia noton në ujë! Kryeqyteti i betonit dhe ndërtimeve pa kriter, i rrugëve dhe kanalizimeve të shtruara si mos më keq, i mungesës së hapësirave të gjelbërta dhe kanaleve kulluese funksionale, përmbytet nga keqmenaxhimi, nga vjedhjet dhe nga korrupsioni.