TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi nëpërmjet avokatëve të tij iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për heqjen e sekuestros për pasuritë e tij.
Mbrojtja pretendon se pasuritë e bllokuara kanë burim të ligjshëm dhe për këtë kanë dorëzuar prova në Apel.
Kujtojmë se SPAK bllokoi 25 pasuri të Jamarbër Malltezit në kuadër të hetimeve që po zhvillon ndaj tij me dyshimet se është përfshirë në korrupsion gjatë privatizimit të Kompleksit Partizani. Ai u arrestua në Rinas pak ditë më parë, teksa priste bashkëshorten e tij të kthehej nga një vend europian. Ndërkohë, ndaj Berishës rëndon akuza për korrupsion pasiv për këtë çështje.