TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë këtë të premte gjithë vendin tonë. Stuhia e fortë e shoqëruar me erë të fuqishme ka shkaktuar probleme në qytete e rrugë nacionale.
Rruga e Arbrit ishte thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.
Drejtuesit e mjeteve janë përballur me befasi në shumë pika të kësaj rruge. Ndërkohë uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë.