TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Asambleja e zgjedhuar e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama ka komentuar punën e bërë nga SPAK në lidhje me zyrtarët dhe politikanët e lartë të vendit. Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë se ‘thonë që s’ka drejtësi, por ka një SKAP që po e kap’.
“Flasim për drejtësinë. Kur the drejtësia kam parasysh korrupsionin dhe krimin. Për shkak të reformës në drejtësi, punës së bërë nga forcat e rendit, jemi në një situatë revanshi me krimin e organizuar. Kjo është një gjë që kërkon shumë kohë, durim. Krimi i organizuar ishte i shtrirë këmbëkryq në gjithë territorin, sot është tkurrur në vatra të caktuara. Me krijimin e SPAK dhe fokusimin e të dyja palëve, po të shohësh statistika, sa kriminelë vrasës, përdhunues, sa prej tyre kanë ri kryer vrasje. Nuk janë as 1 as 20, por me qindra. Nga ana tjetër vërtet ne kemi bërë para ndaj krimit të organizuar, por nuk na kanë dhënë pozicion revansh por ekuilibri. Tani kemi hyrë në pozicion revansh shteti.
Thonë se drejtësinë e re e solli Amerika, pozicioni tjetër është ‘s’ka drejtësi të re, por ka një SKAP që po e kap se e ka Edi Rama. Këto janë të dyja të pavërteta”, tha Rama.