AKTUALITET, 3 Nëntor 2023, 15:43

Përplasja fizike në seancë, deputeti i PS merret në pyetje nga SPAK

Përplasja fizike në seancë, deputeti i PS merret në pyetje

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i cili u përfshi në seancën e së hënës në përplasje fizike me deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Deputeti Sinaj tha se ishte marrë në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Sinaj.