TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tentativë rrëmbimi ka ndodhur rreth dy javë më parë në qendër të qytetit të Peqinit. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se tre persona me një makinë tip “Benz” kanë ndaluar në qendër të Peqinit dhe kanë tentuar që të rrëmbejnë djalin e mitur të Fatos Gosës, një person me precedentë penal, i njohur si “i forti” i Peqinit.
Mësohet se tre personat kanë shkuar pranë djalit të Fatos Gosës dhe kanë tentuar ta tërheqin nga krahët për ta rrëmbyer dhe futur brenda në makinë.
Fëmija i mitur ka mundur të largohet me vrap dhe i ka shpëtuar. Dyshohet se kjo tentativë rrëmbimi lidhet me të shkuarën kriminale të Fatos Gosës.
Kush është “Tos” Gosa
Emri i Fatos Gosës u rishfaq në skenë pas daljes në dosjen e Nuredin Dumanit. Aktualisht Tos Gosa,54 vjeç është nën masën arrest me burg, i akuzuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Zylyfi dhe plagosjen e shtetasit Ardit Uruçi dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.