AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 11:31

“Ai që është vaksinuar, mund të infektohet”- Apeli i fortë i Komitetit të Ekspertëve: Vaksinohuni dhe mbani maska!

“Ai që është vaksinuar, mund të infektohet”-

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë apel për vaksinim të të gjithë personave, madje u paralajmërua që edhe atë që janë vaksinuar mund të infektohen.

Në një dalje për mediat, kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli tha vaksnimi është i vetmi mjet efikas për tu mbrojtur.

Po ashtu, një këshilli tjetër është mbajtja e maskave, sidomos në ambientet e mbyllura.

“Tashmë është e provuar qartë, vaksnimi është mjeti më efikas. Prandaj komiteti fuqishëm bën apel për bërjen e dozave të vaksinimit.

Të gjithë qytetarët i kanë në dispozicion vaksinat. Do të doja të ritheksoja mesazhin që të pavaksinuarit i rrezikon edhe ata të vaksinurit. Duke marrë infeksionin rritet mundësia e transmetueshmërisë. Ai që është i vaksinuar mund të mos i rrezitje.

Ndërkohë bëjmë thirrje rekomandon mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura, sidomos kjo për personat që janë të sëmurë”, tha Rakacolli.