AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 12:09

Tubimi i 7 Korrikut/ Berisha: Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Ramës është qëllimi më madhor nesër dhe në protestat më pas

Tubimi i 7 Korrikut/ Berisha: Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se protestat me qëllim largimin e kryeministrit dhe qeverisë së Edi Ramës nuk do të ndalen.

“Nesër është një ditë e vecantë, kauzat janë të shumta, të dhimbshme, ulëritëse, por monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre ndaj dhe ne zgjidhjen e këtyre kauzave e gjejmë me largimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Ramës është objektivi kryesor, qëllimi më madhor i protestës së 7 korrikut dhe protestave që do vijnë më pas të popullit opozitar”, tha Berisha ne tryezen e organizuar pak ore para mbajtjes se protestes se 7 Korrikut.

Sali Berisha: Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë të drejta, të cilat do marrin përgjigjen më të merituar me largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Largimi i qeverisë hapi i parë jetik i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente të qarta ndaj qytetarëve.

Ju siguroj se për ne, prapa cdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht përmasat e grupit që është prekur prej saj, konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim, mendoj se protesta është rruga, mënyra për ti hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur dhe ju e cdo banorë të zonave viktima të arbitraritetit e korrupsi9nit duhet të bashkohen nesër me ne në protestë.

Shqipëria ka cdo kusht sot të zhdukë varfërinë ekstreme, kjo do ndodhë. Gjithë kjo betejë është për të ardhmen, në të cilën mësimet e së shkuarës duhet të na nxisin e frymëzojnë, udhëzojnë që mos përsëriten gabime të së shkuarës dhe të përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme tjetër për shqiptarët në këtë vend.

Nëse kjo qeveri do dëgjonte zërin e një eksperti të pavarur, por kompetentë në pandemi, do kishim të paktën 30-40% më pak viktima se sa numërojmë sot.

Nesër është një ditë e vecantë, kauzat janë të shumta, të dhimbshme, ulëritëse, por monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre ndaj dhe ne zgjidhjen e këtyre kauzave e gjejmë me largimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Ramës është objektivi kryesor, qëllimi më madhor i protestës së 7 korrikut dhe protestave që do vijnë më pas të popullit opozitar.