AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 11:49

Sekretari i Përgjithshëm i LSI në tryezën e Berishës: Të protestojmë në 7 korrik për abuzimin e tmerrshëm me aferën më të madhe korruptive, të inceneratorëve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI në tryezën e Berishës:

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ishte i pranishëm në takimin publik të organizuar nga Sali Berisha dhe shoqëria civile nën siglën e Frontit të Shpëtimit Kombëtar.

Teksa ka renditur disa nga arsyet pse duhet dale ne protesten e 7 korrikut, Braimllari bëri thirrje “të marrim pjesë masivisht si një reagim qytetar dhe si një detyrim moral”.

“Ka shumë arsye pse duhet të protestojmë më datë 7 korrik. E parë nga çmimet e larta të cilat po vrasin çdo ditë familjet e shqiptarëve. Korrupsioni dhe abuzimi i tmerrshëm me aferën më të madhe korruptive të bërë ndonjë herë në një vend, atë të inceneratorëve të cilën e ka vazhduar ta denoncojë dhe këto ditë kryetarja e LSI.

Rritja e çmimit të karburantit me porosi të oligarkëve të Rames dhe në kurriz të qytetarëve”, tha Braimllari.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari në takimin publik të Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë

Protesta e 7 korrikut vjen si rezultat i një thirrje të shoqërisë civile. Kësaj strukture e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka protestuar seriozisht e pakapur nga regjimi monist i rilindjes.

Kjo situatë e rëndë në të cilën ndeshet vendi kërkon bashkimin e të gjitha energjive politike dhe jo politike kundër një regjimi të tillë i cili nuk mendon për qytetarët.

Ka shumë arsye pse duhet të protestojmë më datë 7 korrik. E parë nga çmimet e larta të cilat po vrasin çdo ditë familjet e shqiptarëve. Korrupsioni dhe abuzimi i tmerrshëm me aferën më të madhe korruptive të bërë ndonjë herë në një vend, atë të inceneratorëve të cilën e ka vazhduar ta denoncojë dhe këto ditë kryetarja e LSI.

Rritja e çmimit të karburantit me porosi të oligarkëve të Rames dhe në kurriz të qytetarëve.

Papërgjegjshmëria arroganca e rilindjes rëndon mbi qytetarin e thjeshtë.

Protestojmë për fermerët që po përballen çdo ditë e më shumë me falimentimin për naftëtarët dhe për çdo shtresë të shoqërisë. Unë ju bëj thirrje të marrim pjesë masivisht si një reagim qytetar dhe si një detyrim moral.