AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 11:30

Po përhapet me shpejtësi nënvarianti i Omicron, Silva Bino: Është urgjencë vaksinimi me dozën e tretë për mbi 60-vjeçarët dhe e para për ata që nuk e kanë kryer

Po përhapet me shpejtësi nënvarianti i Omicron, Silva Bino:

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka thene se ne Evrope dhe bote po perhapet me shpejtesi nje nenvariant i Omicron, i quajtur BA5.

Ajo ka apeluar me force per vaksinimin e personave mbi 60 vjec me dozen e trete ndersa per personat qe nuk kane kryer asnje doze, eshte urgjence per ta kryer sepse behen rrezik per personat e tjere.

“Varianti aktual që qarkullon në botë sot është BA5, po të shohim ndryshimin e varianteve është rritur në 43% në rang botëror, në rangun evropian vihet re rritje me shpejtësi e BA5, e përsa i përket BA5 akoma s’kemi të dhëna për format që ky variant shkakton, në lidhje me severitetin, rëndësia se sa e rëndë është sëmundja dhe sa vdekje shkakton ajo.

Kemi të dhëna të pakta dhe për transmetueshmërinë nëse ështC më shumë se BA 2 apo jo.

Deri tani ka transmetueshmëri të njëjtë me BA2.

Fakti që ky variant predominon e BA2 shikohet që ka ulje, tregon që përsëri rëndësinë që duhet të ketë vaksinimi se pavarësisht numrit të varianteve në një studim të kryer nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA është vënë re qartësisht se impakti është shumë i madh në lidhje me vdekshmërinë dhe sëmundëshmërinë, flasim për dozën e tretë.

Të gjithë personat e moshave të thyera që nuk kanë bërë dozën e tretë është emergjencë ta kryejnë dozën e tretë.

Ata që s’kanë bërë dozën e parë duhet ta kuptojnë që bëhen risk tepër i madh për personat që janë vaksinuar dhe dëmtojnë të tjerët.

Me shumë rëndësi që personat mbi 60 vjec që kanë kryer vaksinimin primar me dy doza duhet të vrapojnë të kryejnë dozën e tretë, mos merren me diskutime jo e kam kaluar një herë infeksionin, jemi shumë të qartë për mbrojtjen iminitare që lë infeksioni natyror nuk është mbrojtje që zgjat. Cdo person që ka kaluar më tepër se një muaj nga kalimi i infeksionit duhet të bëjë dozën e tretë, nuk ka asnjë diskutim për këtë gjë.

Sa i përket dozës së parë e të dytë të gjithë duhet të vrapojnë t’i kryejnë, përftimi është tepër i lartë”, tha Bino.