TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot per skenaret e protestes se 7 korrikut dhe nese do tentojne te hyjne ne Kryeministri.
Sipas tij, “nesër është një ditë beteje e vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë”.
Sali Berisha: Vapa e temperaturat janë të larta por më të larta janë temperatuarat e brendshme të njerëzve që vijnë të protestojnë ndaj këtij regjimi.
Nesër pra është një ditë e madhe, nesër është një ditë beteje e vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh.
Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë.
Pyetje: Cilët do jenë skenarët e protestës nesër do tentohet të hyhet në Kryeminisri?
Sali Berisha: Skenarët e protestës janë të qartë, është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha me të cilat përballen këta qytetarë.