AKTUALITET, 6 Korrik 2022, 12:11

Berisha një ditë para protestës: Situata është jashtëzakonisht e ndezur, paralajmëroj të gjithë llojet e policive se…

Berisha një ditë para protestës: Situata është

Një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha para kryeministrisë, ish-kryeministri ka deklaruar se situata është jashtëzakonisht shumë e ndezur.

Në një prononcim për gazetarët, ai  paralajmëroi se policia nuk duhet të provokojë protestuesit. Sipas tij, kushdo që pengon popullin opozitar do të marrë ndëshkim ligjor.

Sali Berisha: Situata është jashtëzakonishtë do të thosha e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Mos të harrojmë se një kauz të drejtë asgjë nuk mund ta mposhtë. Ftoj cdo qytetar të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policive, se cdo presion, cdo qëndrim, cdo përpjekje për ti intimiduar për të dhunuar dhe penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit.