AKTUALITET, 18 Gusht 2025, 13:33

Tragjike/ Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Këlcyrë, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri

Tragjike/ Gjendet i pajetë 37-vjeçari në Këlcyrë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Këlcyrë, ku një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e dajës së tij.

Policia bën me dije se viktima, me inicialet A.S., dyshohet se i ka dhënë fund jetës me pistoletë. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Këlcyrë/ Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.