AKTUALITET, 18 Gusht 2025, 13:15

VIDEO/ Kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, Rama: Po i jepet jetë një vepre arkitektonike dhe ikone të artit e kulturës në zemër të kryeqytetit!

VIDEO/ Kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, Rama:

Punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar po vijojnë me intensitet të lartë.

Godina parashikohet që të jetë një vepër arkitektonike mbresëlënës në zemër të kryeqytetit dhe një ikonë e artit.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë edhe pamje nga kantieri i punimeve për ndërtimin e tij në rrjetin social Facebook, ditën e sotme.

“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan ai krah videos së postuar.